Shqiptarët e Luginës mbetën pa ulëse në Parlamentin e Serbisë

Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi ka shpallur rezultatet preliminare të cilët e shpallin fitues listën “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” me 120 mandate (1 591 602 vota), shkruan Titulli.com.

Sipas këtyre të dhënave asnjëra nga listët shqiptare nuk ka fituar mandatë për deputet në parlamentin e Serbisë.

Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka fituar 9640 vota (0.26%)  me 0 dhe lista “Alternativa për Ndryshim- Alternativa Demokratike Shqiptare”  ka fituar 3256 vota (0.09 %) me 0 mandate.

Në parlamentin e Serbisë janë futur vetëm 4 lista të pakicave dy nga Sanxhaku dhe 2 nga Vojvodina.

Ky është rezultati preliminarë dhe mundë të ndryshojë deri në shpalljen zyrtare nga Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi.