Me moton “Kthema Adresën,” protesta synon të denoncojë zhvendosjen, pasivizimin, dhe shtypjen që po përballen shqiptarët në këtë zonë, si dhe kërkon të drejta të barabarta në përdorimin e gjuhës shqipe, simboleve kombëtare, investimeve dhe përfaqësimit dinjitoz.

Kjo protestë është vazhdim i marshimeve paqësore të mbajtura më 12 gusht në Bujanoc dhe më 23 shtator në Preshevë

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se protesta mbahet në Medvegjë.

“Protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor. Për mijëra qytetarë të pasivizuar”, ka shkruar Lutfiu.

Organizatorët theksojnë se kjo lëvizje shërben për të rikujtuar që, pavarësisht mbajtjes së referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 dhe Marrëveshjes së Konçulit, vullneti i shqiptarëve të kësaj krahine nuk është zbatuar ende.

Për këtë arsye, protestat synojnë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe përmbushjen e detyrimeve të shtetit serb ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.