Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Angli

Një shqiptar është dënuar nga gjykata angleze me burgim të përjetshëm, pasi dyshohet se si pjesë e një bande të trafikut të drogës, planifikoi dhe organizoi vrasjen e kurdit Hamaand Ali Hussein në Hartlepool në shtator të vitit 2019. 

31-vjeçari Eugert Merizaj u kap në Belgjikë dhe më pas u ekstradua për gjykim në Britaninë e Madhe.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 30 vjeçarit nga Kurdistani.

Sipas gjykatës edhe pse Merizaj nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës, ai ka planifikuar gjithçka për ekzekutimin e kurdit pasi kishte blerë armë si dhe një sëpatë.

Tre bashkëpunëtorët e shqiptarit, Noza Saffari është dënuar me 15 vjet burg.

Saffari kishte futur në kurth kurdin duke e sjellë tek shtëpia ku ndodhi krimi, duke i thënë se kishte gjetur një vend për të ngritur fermën e kanabisit.

34 vjeçari Dorian Pirija, i cili ishte shoferi i makinës me të cilën u arratisën pas ngjarjes së rëndë u dënua me 19 vjet burg.

Ndërsa 26 vjeçari Qazim Marku, i cili ishte i pranishëm në shtëpinë kur u vra Hussain u dënua po ashtu me 19 vjet burg.

Ndërkaq, tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare Sajmir Dodoveci, Armando Marku dhe Daniel Kadiu janë ende në kërkim nga policia.

Kurdi kishte qenë më parë edhe pjesë e Shtetit Islamik duke luftuar krah tyre.

Ngjarja ndodhi në 14 shtator të vitit 2019 pas prishjes së pazareve të drogës mes bandës së shqiptarëve dhe 30 vjeçarit nga Kurdistani, babai i dy fëmijëve.

Sipas dëshmive në gjykatë, gjithçka u zbulua nga një papagall, i cili kishte fluturuar jashtë kafazit pasi kishte dëgjuar të shtënat.

Pronari i papagallit, David Walker, i cili ka vështirësi në dëgjim i tha policisë se nuk dëgjoi asgjë, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi.

“Walker shikoi nga dritarja e tij – ai pa tre persona duke vrapuar, pastaj një tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj i pesti doli nga shtëpia dhe mbylli derën”.

Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt – Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku – u shpallën fajtorë për vrasjen e Husseinit.

Prokuroria pretendon se Kadiu dhe Merizaj drejtonin bandën shqiptare të drogës, që çoi në mosmarrëveshje me Hussain.

Sipas gjykatës, arsyeja e vërtetë e vrasjes dyshohet se ishte prishja e pazareve të drogës.