Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman
Historia prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje e mediave gjermane. Kadri Mahmuti u bë baba në Paris në vitin 1979, por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali dhe nga ai moment babai nuk e takoi më të bijën.
Emisioni “Bitte melde dich” të Julia Leischik, prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur.

