Operacioni u krye gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës gjatë një postblloku pranë kabinës së pagesës së autostradës Bolzano Sud. Nga kontrollet rezultoi se shoferi shqiptar i shoqëruar nga një italiane, ishte me precedentë penalë për drogë, raporton noa.

Makina ishte e regjistruar në emër të një personi të tretë, gjithashtu shqiptar me histori narkotike ndërsa lëndët narkotike janë konfiskuar, transmeton albinfo.ch.

Sipas vlerësimeve të Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, kokaina, nëse do të hidhej në treg, do të kishte një vlerë mbi 5 milionë euro.