Shqiptari, “korier i drogës” në Zvicër, dënohet me burg dhe dëbim

Një shqiptar i moshës 29-vjeçare, i cili gjatë viteve të fundit kishte shkuar tri herë në Zvicër, ku ka shitur drogë, është dënuar me burgim dhe dëbim nga vendi, nga Gjykata e Qarkut së Wil-it në Flawil.

“Unë nuk do të vij më këtu”, është shprehur i akuzuari para gjykatësit, transmeton albinfo.ch.

Ai ka thënë se nuk dëshironte të kishte më asgjë me tregtinë e drogës dhe do të kërkonte një punë tjetër për tu kujdesur për të atin e sëmurë rëndë.

I akuzuari kishte qëndruar në Zvicër si një “shëtitës klasik” dhe për këtë arsye ishte një “peshk i vogël” në një rrjet të madh droge që vepron nga Evropa Juglindore.

Kështu e ka shpjeguar rastin prokurori në gjykatë.

Një “shëtitës” në skenën e drogës është ai që shet sasitë e drogës për të cilat e paguan “dileri” i drogës, shkruan tagblatt.ch.

Si shembull, ai merr një sasi të madhe kokaine dhe duhet t’ia dorëzojë një klienti.

Ai ia sjell tregtarit paratë që merr dhe më pas merr pjesën e tij prej tyre.

Nga shkurti 2022 deri në mars 2023, shqiptari kishte dorëzuar rreth 950 gramë përzierje heroine në zonën Wil-St.Gallen.

Ai u kap dhe u arrestua në Wil në mars të vitit 2023, gjatë një pazari droge.

Pas arrestimit, shqiptari ka qenë shumë bashkëpunues me autoritetet dhe ka pranuar veprën.

Prokurori shpjegoi se ai ka treguar madje shumë më tepër nga sa dinin autoritetet ligjzbatuese në atë kohë.

29-vjeçari u dënua me 14 muaj burg efektiv dhe 8 vite dëbim nga Zvicra.