Shqiptari masakron me thikë 34-vjeçarin në Francë
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze. Bëhet me dije se 30-vjeçari shqiptar ka vrarë një person me thikë pas një sherri të çastit.
Mediet franceze bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e viktimës.
I dyshuari, një 30-vjeçar shqiptar me banim në të njëjtin pallat, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe është dërguar në paraburgim.

