Shqiptari me Audi nxjerr gjermanin me kamion nga bora (VIDEO)

Një faqe gjermane në Facebook ka publikuar një video, ku shihet një person me veturë Audi teksa nxjerr një kamion nga bora.

Në videon e publikuar falënderohet një person me emrin Gazmend, i cili, në bazë të emrit, duhet të jetë shqiptar.

“Faleminderit Gazmend! Të fala nga Oberstaufen!”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Moti thuhet ‘me Audi nuk ka’. Shikojeni si e tërheq kamionin në një përpjetëze të rrëshqitshme madje.