Shqiptari nga Kosova Shahin Biba zgjidhet nënkryetar i Komunës së Bursës në Turqi

Prizrenasi Shahin Biba është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Bursës në Turqi.

Ish-kryetari i Komunës nga CHP, Mustafa Bozbey, ishte arrestuar dhe larguar nga detyra nën akuzat për “parregullsi”, “ryshfet” dhe “krijim e drejtim të një organizate kriminale”.

Gjatë kësaj periudhe, detyra e kryetarit të komunës iu besua përkohësisht zëvendësguvernatorit Hulusi Doğan.

Këshilli komunal u mblodh për të zgjedhur nënkryetarin e ri.

Në raundin e parë, kandidati i AK Partisë, Şahin Biba, mori 61 vota, por nuk arriti shumicën e nevojshme prej 71 votash për t’u zgjedhur.

Për këtë arsye, zgjedhjet vazhduan në raundin e dytë dhe më pas në të tretin.
Në fund, në raundin e tretë, Şahin Biba u zgjodh nënkryetar i Bursa Büyükşehir Belediyesi.

Pas zgjedhjes, Biba deklaroi: “Ky vendim i marrë nga këshilli ynë është shprehje e vullnetit të popullit. Respektimi i vullnetit të popullit kërkon gjithashtu respekt për shumicën e formuar në këshill përmes votës.”

Bursa është një qytet i rëndësishëm në veriperëndim të Turqisë, që shërben si qendër administrative e provincës me të njëjtin emër.

Si kryeqyteti i parë i Perandorisë Osmane (1326–1365), njihet për pasuritë historike, tekstilet (mëndafshi), si dhe eksportet e mëdha industriale, duke qenë qyteti i katërt më i populluar në vend.

Qyteti ndodhet pranë detit Marmara, duke e bërë atë një urë lidhëse të rëndësishme në rajon.