Shqiptari nga Maqedonia plagos me armë një grua në Serbi, më pas vetëvritet

Në pikëpagesën në afërsi të Preshevës sonte, pas një debati, një shtetas i Maqedonas i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar me armë zjarri një grua nga Serbia, e cila është rreth 30 vjeçe dhe më pas është vetëvrarë.

Policia ka bllokuar menjëherë atë pjesë të rrugës.

Ai nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Gruaja është në gjendje të rëndë, konfirmojnë nga spitali i Vranjës.