Shqiptari nga Presheva thyen rekordin botëror, regjistrohet në librin “Guinnes”

Mensur Hyseni, profesor i kulturës fizike, nga fshati Rahovicë (Preshevë) është regjistruar në librin e madh të rekordeve “Guinnes”.

Ai me sukses theu rekordin botëror në kategorinë ngritje/dips në paralele (me çantë mbi supe 27.5 kg), ku me sukses realizoi 54 krahëpërkulje për 1 minutë.

Profesor Mensuri u regjistrua në librin “Guinnes”, një çmim i rrallë për komunën e Preshevës.