Shqiptari plagos dy policë në Itali
Një 39-vjeçar shqiptar me precedent penal, me një autoveturë BMW, nuk e ka përfillur urdhrin e ndalimit të policisë italiane, përcjell albinfo.ch.
Pas disa minutash ndjekjeje nga policia, ai është përplasur me një automjet policie.
Për ta ndaluar, forcat policore kanë qëlluar gomat e makinës të shqiptarit.
Më pas shqiptari ka hedhur nga dritarja e makinës portofolin dhe orën e dorës.
Për ta bllokuar shqiptarin është përdorur taser pistoleta paralizuese.
Ndërkohë dy agjentë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjeteve, e po ashtu dhe shqiptari.

