Shqiptari qëllohet me armë pse nuk pranoi t`i çonte kafet në apartament
Një konflikt i pazakontë ka ndodhur shkaku i një porosie online, i cili ka përfunduar me të shtëna armësh ndaj kamarierit shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Galatsi të Greqisë dhe gjithçka nisi pas një porosie online, ku disa persona kishin kërkuar kafe, ndërsa shpërndarësi i tyre, me origjinë shqiptare kishte refuzuar t`ë ngjitej në apartament.
Në kohën që shqiptari kishte mbërritur pranë banesës së tyre, një nga porositësit i kishte hedhur çelsat, duke i kërkuar që kafet t’ia çonte lart në apartament.
Siç duket, shqiptari nuk ka pranuar t’ia dërgonte kafet, ndërsa si pasojë e këtij veprimi ka nisur edhe një debat mes tij dhe porositësit.
Pas këtij debati, shqiptari ka preferuar të largohet dhe është drejtuar drejt dyqanit ku punonte.
Porositësi, i prekur në sedër ka vendosur ta ndjekë shqiptarin, së bashku me dy shokët e tij, të cilët ishin dëshmitar të debatit jashtë apartamentit, por në momentin që i janë afruar, ata kanë filluar ta qëllojnë me armë, duke shkaktuar dëme në një makinë të parkuar para dyqanit.
Autori dhe bashkëpunëtorët e tij janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka njoftuar se ata janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

