Shqiptari rrezikon veten për të shpëturar një 4-vjeçar që po mbytej në det
Një 4-vjeçar me origjinë alergjiane, banues në Francë, është shpëtuar nga një shqiptar pasi po rrezikonte të mbytej.
Ngjarja ndodhi në zonën e plazhit që korrespondon me piazetta Casabianca al Mare, ku 4-vjeçari i shpëtoi vëmendjes së prindërve dhe u fut në det.
Sipas mediave të huaja, 40-vjeçari shqiptar, sapo e pa të miturin që po rrezikonte mbytjen, menjëherë u fut në ujë për ta shpëtuar atë.
“Prindërit ishin disa metra larg dhe nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte. E mora foshnjën në krahë dhe me ndihmën e një zonje e nxora në breg”, tha ai.

