Shqiptari vjen në Kosovë dhe kultivon kanabis

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ‘kultivim i bimëve narkotike’ pasi afër shtëpisë ku banonte i janë gjetur dhe konfiskuar 31 bimë kanabis sativa.

Fsh. Gllogovicë, Prishtinë (NN) 14.09.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit afër shtëpisë ku banon, i janë gjetur dhe sekuestruar 31 bimë të kultivuara kanabis-sativa me gjatësi 2.40 m. Bimët janë shkatërruar në vendi e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njofrtimin e policisë së Kosovës. (foto arkiv)