Shqiptarja hap debat në Parlamentin suedez për dhunën ndaj grave

Shqiptarja Aida Birinxhiku mbajti fjalimin e parë në Parlamentin e Suedisë, e cila zgjodhi të flasë për dhunën e burrave ndaj grave, shkruan albinfo.ch.

“Kohët e fundit, politika kriminale ka dominuar debatin politik. Megjithatë, ne shpesh harrojmë dhunën që prek kryesisht gratë. Dhuna në marrëdhëniet e ngushta dhe dhuna e lidhur me nderin janë disa nga problemet tona më të mëdha shoqërore. Ka ardhur koha që këto çështje të përfundojnë në qendër të debatit politik kriminal, aty ku në fakt e kanë vendin”, tha Birinxhiku në Parlament.

Aida ka vite që është aktive në skenën politike të Suedisë në shumë aktivitete.