Shqiptarja mes 125 njerëzve me ndikim në Kanada

Sipërmarrësja shqiptare Anaida Deti është një nga 125 historitë e suksesit dhe personat që duhen ndjekur gjatë 2022 sipas revistës kanadeze “Success 125”.

Me rastin e 125 vjetorit të themelimit të saj, revista ka organizuar një sondash me 125 njerëz me arritje të veçanta që duhen ndjekur gjatë 2022.

Anaida Deti është e vetmja shqiptare në këtë listë.

“Unë jam nominuar për “Success 125”,  për nder të 125-vjetorit të Revistës Success, duke njohur liderët më me ndikim që duhet njohur në 2022!

Të qenit i nominuar mes emrave të mrekullueshëm është përtej gjithçkaje që kam imagjinuar ndonjëherë, ka thënë ajo.

Anaida është një profesioniste e stomatologjisë që ka ndërtuar një model biznesi si dhe fituese e shumë çmimeve.

Tani ajo frymëzon dhe motivon profesionistë të tjerë stomatologjisë dhe gra sipërmarrëse për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Edhe pse është vetëm 40 vjeç, ajo ka kaluar një diktaturë, një luftë civile, tre shtete dhe shumë sfida personale dhe biznesi.

Fillimet e saj modeste nisin me emigrimin e saj dhe të bashkëshortit nga Shqipëria në Kanada, 19 vjet më parë, pas pasur lek në xhep dhe pa njohur gjuhën anglisht.

Ajo punonte 7 ditë në javë ndërsa shkonte në shkollë me kohë të plotë. Filloi gjithçka nga e para në Kanada. Arriti të hapë klinikën e saj në 2016 dhe tani po zgjerohet në të gjithë provincën.

Askush nuk do ta kishte besuar se ajo vajzë e re me vetëm ëndrra të mëdha, por jo shumë më tepër, do të ishte gruaja e biznesit që është sot, shkruhet në profilin e saj në “Success 125”.