Ajo ka arritur një sukses të madh në karrierën e saj, duke u punësuar si inxhiniere softuerike në kompaninë filmike amerikane “NETFLIX”, transmeton albinfo.ch.

Kështu, ajo është bërë vajza e parë nga Kosova që punësohet si software engineer në Kompaninë më të madhe të filmave në Amerikë, NETFLIX.

Vlen të theksohet se Çamëria ka përfunduar studimet bachelor në “Columbia University” në Nju-Jork, me noten më të lartë në drejtimi “Shkenca Kompjuterike”.