Shqiptarja nga Kosova – shefe e hetimeve në Norvegji

Fadije Brahimi nga Mitrovica ka arritur suksese të mëdha në shtetin norvegjez ku jeton tash e 30 vite. Ajo është shqiptarja e parë që përfundon universitetin 3 vjeçar për police, që është shkolla më e lartë policore në botë.

Fadija, 38 vjeçare, ka marrë grada të larta në policinë norvegjeze, duke u bërë shefe e hetimeve.

Tashmë ajo është njëra nga policet më të rëndësishme në institucionin ku punon.

Përveç saj, tash në universitetin ku edukohen policët e rinj në Norvegji, kanë filluar të studiojnë edhe gra të tjera shqiptare.