Shqiptarja nga Kosova zgjidhet kryetare e Parlamentit të Luzernit
Shqiptarja nga Kosova, Ylfete Fanaj është zgjedhur kryetare e parlamentit të Luzernit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka shkruar se marrja e kësaj detyre është nder i lartë për të, duke shtuar se mezi po i pret takimet e këtij viti.
Ylfete Fanaj është 37 vjeçare, me prejardhje nga Prizreni./mediafokus.info

