Shqiptarja u godit me grusht nga një afgan
Mediat gjermane raportuan për një rast të çuditshëm që kishte ndodhur në stacionin kryesor të trenit në Bremen, përcjell albinfo.ch.
Raporti i policisë i lëshuar nga Zyra Federale e Sigurisë tregon se një 22-vjeçar me origjinë afgane e goditi me grusht në kokë shqiptaren, e cila ishte duke kaluar në stacionin kryesor të trenit.
Sa e çuditëshme, aq edhe e pakuptimtë, mediat raportojnë se ky rast është unik në kuptimin negativ, aq më shumë kur bëhet fjalë për një turiste sezonale, siç ishte rasti i shqiptares 31-vjeçare.
Raporti i mjekësisë tregoi se ai nuk kishte konsumuar alkool apo përdorim të substancave narkotike.
Policia federale në njoftimin e saj tregon se ai ishte i njohur për policinë për shkak të udhëtimeve të shumta pa bileta.
Ndërkohë, Inspektorati federal i policisë në Bremen kërkon informacion të mëtejshëm nga dëshmitarët që mund të kenë dëgjuar fjalët gjatë sulmit. (foto arkiv)

