Shqiptarja Vanessa Allkurti, modele në Kanada
Vajzat shqiptare kanë një element të veçantë bukurie në vete dhe këtë po e dëshmojnë sukseset e tyre të vazhdueshme, veçmas në fushën e modelizmit, transmeton albinfo.ch.
Modelja shqiptare, Vanessa Allkurti, e cila jeton dhe vepron në Kanada, tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve si imazh bukurie në Amerikë. Që në moshë të re ajo kishte pëlqime për fushën e modelizmit dhe me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë profesion.
Modelja shqiptare muaj më parë konkurroi për t’u zgjedhur vajza e kopertinës në revistën e mirënjohur “Maxim Magazine”.
Ajo është një studente e mjekësisë, por ka një pasion të madh për modën dhe merr pjesë vazhdimisht në evente modelingu.
Vanessa ka arritur në çerekfinalet e atij kompeticioni. Ajo ka falënderuar gjithë komunitetin shqiptar, të cilët kanë votuar për të që ajo të avancojë në gjysmëfinale.

