Shqiptohen 1200, gjoba, konfiskohen 16 patentë-shoferë
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 30.06.2023-06.07.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘Siguria në trafikun rrugor’ ka shqiptuar 1.204 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 6 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 19 aksidenteve me të lënduar si dhe janë konfiskuar 16 patentë shoferë, thuhet në njoftim.
