ShSKUK: Rikthehet puna në ambulancat specialistike
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK) njofton qytetarët se nga data 22 shtator 2021 (e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.
“Po ashtu nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat e klinikave interne janë liruar, më nuk ka pacientë me COVID-19.
Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre”, thuhet në njoftim.

