Shtatë kosovarë lëndohen në aksident, njëri në gjendje më të rëndë
Shtatë kosovarë kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të rëndë në Bishtazhin të Gjakovës, shkruan Mediafokus.info
Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar edhe thyerje të nofullës.
Sipas policisë, vetura e cila ishte në drejtim të rrugës Prizren-Gjakovë bën tejkalim të pasigurtë dhe “godet veturën në pjesën e parme, ana e majtë, e cila ishte në drejtim të Prizrenit”, përfundon policia.
Ndërkohë, policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

