Shtesa prej 150 euro për pensionistë pritet të ndahet shumë shpejt

Në Kosovë pritet të miratohet së shpejti një paketë e re e rimëkëmbjes ekonomike, si mbështetje për shtresat më të ndjeshme përballë rritjes së kostos së jetës.

Sipas burimeve të Gazeta Imazhi, pjesë e kësaj pakete është edhe një shtesë prej 150 eurosh për pensionistët.

Ekzekutimi i kësaj pagese mund të bëhet më 15 maj ose 15 qershor, në varësi të miratimit të pakos në Kuvend dhe përmbylljes së procedurave tjera.

Pensionistët konsiderohen ndër grupet më të prekura nga rritja e kostos së jetesës.

Shtesa prej 150 euro, nuk është zgjidhje për pensionistët, sepse atyre ua lehtëson jetën vetëm për një muaj.

Qeveria mund të bëjë zgjidhje më të mirë përmes një reforme të plotë të sistemit pensional, i cili prej gati 27 vitesh nuk ua njeh vitet e paraluftës atyre që nuk i arrijnë 15 vite stazh.