Shtetasi amerikan në Tiranë vret gruan e më pas veten
Pas ngjarjes me dy të vdekur në Velipojë, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, raporton a2cnn.
Mësohet se në zonën e “Treshit” në Tiranë, një burrë me shtetësi amerikane ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke varur veten brenda banesës.
Krimi brenda familjes është regjistruar në afërsi të vendit të njohur si “Ura e Institutit”, në dalje të kryeqytetit.
“Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M.W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

