Shtetasi i Maqedonisë dhunon të miturën në Prishtinë

Një vajzë e mitur ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë  NN – NN. Viktima femër kosovare e mitur në prezencën e PQS-së ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në  një shtet tjetër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.  Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)