Shtetasi shqiptar gjobitet në Kosovë për ndihmë të jashtëligjshme ndaj të huajve
Një shtetas shqiptar është ndaluar dhe gjobitur në Kosovë për dhënie të ndihmës së jashtëligjshme për të huaj, njofton policia.
PKK Hani Elezit 03.02.2022 – 17:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në automjetit (rimorkion e kamionit) të tij, janë gjetur katërmbëdhjetë afgan, të moshave të ndryshme. Një femër afgane ka pranuar tretman mjekësor. Emigrantët janë dërguar në qendrën e azilit, ndërsa i dyshuari pasi është dënuar me gjobë dhe është liruar, njofton policia e Kosovës. (foto arkiv).

