Shtetasi shqiptar has në një trup të pajetë në Prishtinë

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në polici se kishte hasur në një trup të pa jetë në Prishtinë, njofton policia.

Sipas policisë, pranë trupit është gjetur një pistoletë me tri gëzhoja.

Rasti është hapur për hetim si ‘vdekje e dyshimtë’.

Prishtinë, M; 07.04.2022 Një mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se, kishte hasur në një trup të pajetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe  në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore.