Shtetasit të Serbisë i refuzohet hyrja në Kosovë, futet në rrugë ilegale përmes Stançiqit
Një shtetas i Serbisë është kapur nga policia në Stançiq të Gjilanit, ku është futur ilegalisht në Kosovë, pasi i ishte refuzuar hyrja në pikëkalimet kufitare.
PKK Stanqiq 29.05.2022 – 15:00. Është ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti gjatë legjitimimit ka pranuar se pasi i është refuzuar hyrja në Kosovë përmes pikë kalimeve të rregullta kufitare ka hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori dhe gjyqtari i shtetit. Pas procedimit të rastit në gjykatë i dyshuari është liruar. (foto arkiv)

