Shtetasja e Shqipërisë aksidenton këmbësirin në Gjylekar
Një shtetase e Shqipërisë ka aksidentuar një këmbësor në fshatin Gjylekar, komuna e Vitisë, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
Fsh.Gjylekar, Gjilan 05.12.2023-17:30. Raportohet se e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK –Prishtinë. Rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim (foto ilustrim).

