Shtetasja norvegjeze dërgohet pa shenja jete në spital

Një shtetase norvegjeze është dërguar pa shenja jete në spitalin e Pejës. Rasti po hetohet nga policia.

Spitali Rajonal, Pejë 04.07.2022 – 19:06. Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, thuhet në njoftim.