Shtetet e QUINT’it i përgjigjen ashpër Kurtit: Nuk formojmë ne qeveri, është përgjegjësi e juaja
Shtetet e QUINTIT, ambasadave më të fuqshme në vend, përmes një komunikate të përbashkët për media pak para takimit me VV-LDK, kanë thënë se nuk janë ndërmjetësues për koalicion mes dy partive, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë deklaratë këto shtete theksojnë se janë të theksuara ndaj Kosovës dhe se çdo spekulim se përkrahin ndonjë subjekt partiak, është i pasaktë.
“Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se LDK dhe VV në pamundësi për t’u marrë vet vesh rreth koalicionit qeverisës, kanë bërë thirrje që në bisedime t’u bashkangjiten edhe shtetet e QUINT’it./gazetametro.net

