Shtetet që prezantohen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit – mes tyre edhe Shqipëria
Sonte (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e ‘Eurovision 2023’.
Plot 16 konkurrentë do të ngjiten në skenën e madhe të Liverpoolit, për të prezantuar shtetet e tyre përkatëse.
Mes tyre është edhe delegacioni shqiptar, që këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi.
Mund të votohet përmes SMS-ve nga të gjitha shtetet që marrin pjesë sonte (përfshirë edhe tri shtetet e kualifikuara automatikisht në finale: Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja).
Kjo është renditja që performojnë në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2023’:
1. Reiley – Breaking My Heart – Deanimarka
2. Brunette – Future Lover – Armenia
3. Theodor Andrei – D.G.T. (Off and On) – Rumania
4. Alika – Bridges – Estonia
5. Gustaph – Because Of You – Belgjika
6. Andrew Lambrou – Break A Broken Heart – Qipro
7. Diljá – Power – Islanda
8. Victor Vernicos – What They Say – Greqia
9. Blanka – Solo – Polonia
10. Joker Out – Carpe Diem – Sllovenia
11. Iru – Echo – Gjeorgjia
12.. Piqued Jacks – Like An Animal – San Marino
13. Teya & Salena – Who The Hell Is Edgar? – Austria
14. Albina & Familja Kelmendi – Duje – Shqipëria
15. Monika Linkytė – Stay – Lituania
16. Voyager – Promise – Australia.

