Shteti me popullsinë më të madhe në botë, ka rënie nataliteti në dekadën e fundit
Kina, shteti me popullsinë më të madhe në biotë – 1.41 miliardë, ka shënuar rënie të natalitetit në dekadën e fundit. Për të reduktuar numrin e banorëve, Pekini ka kufizuar numrin e lindjeve.
Popullsia e Kinës është rritur me ritmin më të ngadaltë në dekada, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara të martën. Shkalla mesatare e rritjes vjetore ishte 0.53% gjatë 10 viteve të fundit, krahasuar me rritjen prej 0.57% midis viteve 2000 dhe 2010, duke e çuar popullsinë në 1.41 miliardë.
Rezultatet shtojnë presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin rënien e popullsisë.
Rezultatet u njoftuan pas regjistrimit të popullsisë që bëhet një herë në një dekadë, i cili fillimisht pritej të dilte në prill.
Regjistrimi u krye në fund të vitit 2020, ku rreth shtatë milionë regjistrues kishin shkuar derë më derë për të mbledhur informacione nga familjet kineze.

