Shteti nuk është i fortë kur godet qytetarin, por kur e mbron atë
Zanë Mali
Një djalë 27 vjeçar u vra nga ata që u betuan të na mbrojnë.
Pesë zyrtarë policorë, tejkaluan çdo kufi njerëzor dhe profesional, dhe një jetë u shua.
Kjo nuk është thjeshtë një ngjarje e rëndë.
Kjo është turp kombëtar.
Është plagë e thellë në trupin e një shteti që ende s’mëson të mos e godasë qytetarin, por ta mbroj atë.
Nuk mund të heshtim.
Nuk ka as paqe, as siguri kur uniforma bëhet kërcënim.
Shteti nuk është i fortë kur godet qytetarin, por kur e mbron atë.
Nuk mund të pranojmë që uniforma të mbulojë krimin.
Qytetari nuk është armik.
Heshtja përballë këtyre rasteve është bashkëfajësi.
Drejtësi për viktimën, gjykim dhe dënim meritor për vrasësit e tij…

