Shtie me armë nga vetura në një lagje të banuar në Gjilan

Një person ende i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga vetura në lëvizje në rrugën ‘Beqir Musliu’ në Gjilan.

Rasti është cilësuar ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Rr. Beqir Musliu, Gjilan 07.06.2022-23:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga vetura në lëvizje ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. (foto arkiv)