Shtiu në dasmë me armë, i dyshuari shoqërohet në polici

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 19/07/2022 ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin shqiptar kosovar R.A. (1984).

Në vend të ngjarjes ka dal edhe njësiti i krim teknikes dhe janë gjetur prova të mjaftueshme materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Arma e llojit ,,CANIK’’ prodhim Turk cal 9×19 mm së bashku me 14 gëzhoja të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.

I dyshuari pas shoqërimit në Stacion Policor është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt, ndërsa rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon kampanjën vetëdijëdijësuese duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë.

Sa më pak armë, më pak viktima, thuhet në njoftimin e policisë.