Shtrohet kalldrëmi i ri në Kalanë e Ulqinit
Kalaja e Ulqinit po bëhet me kalldrëm të ri. Punimet janë në fazën përfundimtare në dy rrugët kryesore të kala dhe për vitin e ri do të jenë gati.
“Me vonesë të madhe më në fund e fituam kalldrëmin e bukur. Na vjen keq që rrugicat e vogla, dytësore, do të mbesin pa u kalldrëmuar. Siç duket, duhet të presim ndonjë projekt tjetër”, tha kryetari i Shoqatës “Kalaja”, Ismet Karamanaga për ul-info.com
Ai njëkohësisht u bëri thirrje autoriteteve që më në fund të nisin punën për rikonstruktimin e bedenave të rrënuara në pjesën jugore të Kalasë.
Kalaja e Ulqinit, e njohur edhe si Qyteti i Vjetër i Ulqinit është një kala e lashtë dhe lagje në Ulqin, e ndërtuar mbi një siujdhesë të vogël në bregdetit e Adriatikut.
Gjurmët më të hershme të kalasë i takojnë periudhës parahistorike, kur Ulqini i përkiste ilirëve.
Ulqini është një qytet, muret e të cilit janë shkatërruar shpesh në luftëra, por u rinërtuan edhe nga të gjithë ata që, për shkak të bukurisë së këtij qyteti të lashtë gjetën paqe, duke ndërtuar për vete fortifikime dhe rezidenca.

