Shuhet ikona e muzikës, Luan Hajra

Eshte ndarë nga jeta këngëtari Luan Hajra. Lajmi është përcjellë nga kolegë dhe miq të tij.

‘Lajmi për vdekjen e këngëtarit të njohur të skenës tonë muzikore dhe mikut tim, Luan Hajra, më solli pikëllim.

Ai ishte zëri lirik që për disa dekada mrekulloi veshin e shqiptarëve me krijimet e tij muzikore.

Luan Hajrën e quanin edhe mbret të muzikës së mirëfilltë e qytetare në Kosovë.

Artistët nuk vdesin përderisa jetojnë veprat e tyre. Këngët tua nuk do të harrohen kurrë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, miku im, Luan Hajra!’, ka shkruar publicisti Gani Bajrami.