Shukrije Ramadani: Ti s`u ktheve shtigjeve ku të prisja…

Në përvjetorin e rënies heroike të Agim Ramadani, gruaja e tij, Shukrije Ramadani, i ka kushtuar disa vargje emocionuese atij.

Gurëve e gurrave që nga ëndrrat i njihje u ngjite me dashuri! Në secilin lis nji ëndërr e vare, e shkurreve i fshehe kujtimet e buzëqeshjes që ta dridhnin zemrën! Çdo mëngjes me copë dielli acarin shkrive e me hukamen e zemres mjegullnajën fshive nga ëndrrat që lindnin dritën!
Me sy puthe kreshtat e majave e me plumba lirinë pikturove në trupa ujqësh që coptonin veten mes presë së premtuar! Duart më ngrinë bashkë me lulet e ruajtura për ty i miri im! Ti su ktheve shtigjeve ku të prisja, ike, fluturove në liri!

Ndërkaq, vitin e kaluar Ramadani, mes tjerash shkruante ‘Me duart që mi puthje aq shpesh, sot, zgjedh lule për varrin tënd!’

Poezia e plotë e saj:

Në përvjetorin tënd të 25

Murana jote jam unë

Rrobat ti palova si dhimbjet e mia, me lot ti pastrova e gjakun me u tha se lash Si dritën e syrit, buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!

Pa lule asnji herë stê erdha, e fjalën dy sta bana kurrë, se si nuse t’fisme e të besës më dashte!

Te dy lisat e kronit qerpiku më dridhet si teli i qiftelisë e zëri yt i ëmbël n’gurgullimë uji përzihet, trupi më mpihet nga pesha e krahut në belin tim.

Era luan me pemët e harlisura e gishterinjë lehtas t’ngatërrohen në flokët e mia plot petale.

Me duart që mi puthje aq shpesh, sot, zgjedh lule për varrin tënd! Shpejt mbuloj tokën që mos ta shoh dheun që gjakun ta thithi ma unshëm se unê dashninë!

Me angushti zemre në heshtje këlthas; Ngrihu trimi jem, se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë!

Zgjohu, se petka të ngushta po i priten atdheut, eja këtej kah ende tërbueshëm kalërojnë stuhitë!