“Shumë miliona për miq dhe dosta” – Haradinaj kritika ndaj qeverisë Kurti për tenderët njëburimorë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sipas ASK-së gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën.
“Sipas ASK-së qeveritare gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën, ani se për filozofët e qeverisë, Kosovën po e braktisin gjyshet”, tha Haradinaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se janë mbi 250 milionë euro tendera njëburimorë.
“Mbi 250 milionë tenderë njëburimorë (vrima të lavdishme buxhetore) për dosta e miq, janë historike por aspak për të mirë dhe organet e drejtësisë heret a vonë do të kenë shumë punë”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka shtuar se Kosova është nën sanksione të BE dhe SHBA dhe kjo është e paparë dhe historike.
“Dëmi deri tash, rreth 300 milionë euro, pra gropë e madhe e buxhetit dhe bajagi historike. Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së tutje ka shtuar se Kurti e ka marrë statusin e “Veteranit Luftëtar” pa e veshur kurrë uniformën e UÇK-së dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji.
“Kjo s’ka qenë e lehtë, por është historike përnjëmend edhe goxha njëfarë grope. Asnjë njohje për 4 vjet qeverisje, asnjë anëtarësim. Gropa apo vrima të mëdha këto që ky kryeministër e kjo qeveri, nuk kanë as dije, as vullnet e as kohë t’i sanojnë. Ata tash janë orientu nga zgjedhjet e radhës që janë mashtrimi i radhës”, ka shkruar Haradinaj. rça, Dani Alves.
Argjentina e mposhti Kolumbinë pas vazhdimeve 1:0 dhe kjo ia mundësoi Messit që ta thyejë rekordin e trofeve, ndërsa ai u detyrua ta linte fushën në pjesën e dytë pas një lëndimi që e pësoi, teksa u pa me lot në sy.
Sidoqoftë, fundi kishte rëndësi për atë që po konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori pasi e fitoi trofeun e Copa Americas dhe kështu e shijoi trofeun e 45-të në karrierë.
Krahas Botërorit, dy Copa America dhe Finalissima, Messi e kishte fituar katër herë Ligën e Kampioëve dhe 10 herë titullin në La Liga me Barcelonën.
Në aspektin individual, ai e ka fituar tetë herë Topin e Artë dhe gjashtë herë Këpucën e Artë.
Messi i ka regjistruar 1,212 gola dhe asistime në 1,068 ndeshje, më saktësisht 838 gola dhe 374 asistime.
Prej 45 trofeve të fituar, Messi 39 prej tyre i ka shijuar në nivelin e klubeve.
Që nga mosha 17 vjeçare, kur nisi të fitonte trofe, argjentinasi nuk është ndalur.
E ka fituar titullin e kampionit shtetëror 12 herë (10 me Barcelonën e 2 me Paris Saint-Germainin), katër herë Ligën e Kampionëve (me Barcelonën), dhe i ka fituar 17 trofe vendorë (15 me Barcelonën dhe nga një me PSG-në e me Inter Miamin).
Gjithashtu, e ka fituar tri herë Superkupën e Evropës dhe tri herë Botërorin e Klubeve.
Me Argjentinën, fitoret e Messit i përfshijnë Botërorin U-17 në vitin 2005, Lojërat Olimpike 2008, Copa America 2021, Finalissima 2022 dhe më e madhja dhe më e paharrueshmja, Kupa e Botës 2022.

