Si i mashtroi Alban Hyseni mjekët e rinj për punën e specializimeve?!
Para më tepër se 6 muajve, kur Komuna e Gjilanit nënshkroi kontratë me një kompani nga Prishtina për ofrimin e shërbimeve mjekësore në QKMF, për një periudhë dyvjeçare, kryetari Alban Hyseni shfrytëzoi rastin t`i takojë mjekët dhe stafin tjetër shëndetësor dhe pos që u lavdërua para tyre për këtë zgjidhje, dha edhe premtime, të cilat rezultuan të rrejshme.
Alban Hyseni u tha mjekëve të rinj se me këto kontrata ata mund të ndjekin edhe specializimet për Mjekësi Familjare, pasi që Komuna dhe ai personalisht do të garantonin shkollimin përmes një letre mbështetëse.
Por, si në shumë premtime të tjera, Hyseni edhe këtu mashtroi.
Ministria e Shëndetësisë, para pak ditësh, publikoi listën e kandidatëve të pranuar për shkollim specialistik, por ata nga QKMF e Gjilanit figurojnë të refuzuar dhe me zero pikë të vlerësuar.
Arsyeja: “dokumentacion i pakompletuar në raport me kriteret e konkursit”.
Kjo nënkupton se nuk u janë pranuar kontratat e punës me Kompaninë dhe Komunën, për të cilat ka garantuar Alban Hyseni dhe as letra mbështetëse e Komunës.
Pra, Alban Hyseni i gënjeu mjekët e rinj kur u tha se me këto kontrata mund të ndjekin specializimin.
Pse kishte nevojë ta thoshte e ta bënte këtë? Pse kishte nevojë të luante kaq ultë me mjekë, që konsiderohen elita e shoqërisë?Për t`u mburrur para tyre!!!
Opozita e ka kritikuar vazhdimisht Alban Hysenin për shkelje ligjore gjatë këtyre tri viteve të qeverisjes së tij dhe zor se mund t`i shpëtojë përgjegjësisë në të ardhmen.



