Si mund të mbroheni nga sulmet kibernetike
“Mos jepni të dhëna personale në ueb-faqet që nuk ofrojnë siguri dhe mos hapni emaile të dyshimta”!
Rekomandime të tilla për shfrytëzuesit e internetit jep Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës, me qëllim të, siç thotë, mbrojtjes nga sulmet kibernetike.
Sulmet e tilla nënkuptojnë përpjekjet e hakerëve për të fituar qasje të paligjshme në një kompjuter ose sistem kompjuterik, me qëllim të shkaktimit të dëmeve.
Trendi i tyre është në rritje, sidomos nga koha kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.
Raportohet se pushtimi në terren është përshkuar edhe me sulme të sofistikuara kibernetike.
Muajve të fundit, institucionet e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë qenë po ashtu caqe, ndërsa hakerët e lidhur me shërbimet ruse dhe me ato iraniane, janë fajësuar për disa prej sulmeve.

