Si mund t’i dalloni monedhat false dhe t’i shpëtoni mashtrimit
Në Kosovë është shtuar numri i rasteve të kartëmonedhave të falsifikuara.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e Kosovës për Forenzikë. Zv/drejtori i saj Milazim Tahirukaj ka treguar se në periudhën janar shtator janë verifikuar 617 kartëmonedha si false ku ka dominuar ajo në vlerë 100 euro në 299 raste, 50 euro në 144 raste dhe 500 euro në 74 raste.
Sa i përket monedhave, Tahiraukaj ka treguar se kanë verifikuar 9309 raste ku prej tyre 7,534 kanë qenë monedha në vlerë 2 euro.
Ai tregoi si mund të verifikohen rastet e falsifikimeve të monedhave dhe kartëmonedhave në mënyrë që qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve.
“Kartëmonedha është e ndërtuar me tiparet e saj siguruese, si brumë është 98 për qind e lagshtë. Ka shenja ujore, fijet sintetike dhe perin e sigurisë. Në dritë transmetuese vërehet shenja ujore dhe peri i sigurisë. Tek to është edhe pjesa integro, apo pjesa gërvishtëse. Këto janë tiparet e parasë origjinale”, ka thënë Tahirukaj për mediat në Kosovë.
“Tek monedhat e metalta, ato origjinale kanë veti magnetike. Monedhat false nuk kanë veti magnetike”.

