Si ndodhi vetaksidenti me kamion në Parallovë ku humbi jetën 45-vjeçari (FOTO)
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Parallovë, ku drejtuesi i mjetit, një 45-vjeçar, ka humbur jetën, shkruan Mediafokus.info.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kamioni për transport të druve ka dalë nga rruga, por shkaqet ende mbeten të panjohura.
“Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore, i cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasojë e lëndimeve në vet-aksident, ka ndërruar jetë”, ka thënë për Mediafokus.info toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.
“Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan”, ka shtuar tuje Hashani.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Mediafokus.info ka siguruar foto menjëherë pas aksidentit:







 
 
						 
						