Si rezultuan në test për COVID-19 lojtarët e kombëtares së Kosovës?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar se i gjithë stafi i kombëtares ka rezultuar negativ në test për COVID-19.

“Po mund ta konfirmoj se i gjithë stafi i kombëtares së Kosovës kanë rezultuar negativ në testet e kryera për koronavirus”, deklaroi Ademi për Gazetën inFokus.

Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar për në Shkup, aty ku nesër do të luaj ndaj Maqedonisë Veriore, në kuadër të gjysmëfinales së Play-Offit të Ligës së Kombeve.

Në rast triumfi ‘Dardanët’ në finale do të luajnë me fituesin e duelit Bjellorusi – Gjeorgji.