Si u infektua dhe sa kontakte pati rasti i fundit nga Gjilani?

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se i infektuari i fundit me Covid-19 nga kjo komunë, virusin e mori në Prishtinë, raporton Mediafokus.info.

“#Dita89. Sapo e morëm lajmin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përkatësisht Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare, për një rast të ri të infeksionit me Covid19 nga Gjilani. Personi, në fakt, është infektuar në Prishtinë, në vendin e tij të punës dhe ka kërkuar që të transferohet në Gjilan, gjë që ia kemi mundësuar. Asnjë kontakt nuk ka pasur me Gjilanin dhe po monitorohet nga shtabi për emergjencat civile ndhe intitucionet shëndetësore”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në FB, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka njoftuar se nga takimi i të martës me emergjencat civile dhe intitucionet shëndetësore, u vlerësuar se situata është në kontroll.

“Ju lutem, mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe!”, ka apeluar i pari i Gjilanit./Mediafokus.info/