Si u infektuan pesë rastet e fundit në Gjilan?
Gjilani brenda 35 ditëve ka shënuar 27 raste pozitivë me virusin Covid-19.
Prej tyre, sipas Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, 17 raste janë shëruar plotësisht, përderisa dhjetë rastë janë në trajtim.
Por, siҫ merr vesh Mediafokus.info nga burimet, pesë rastet e fundit janë infektuar pasi njëri nga të infektuarit me Covid-19 ka a thyer rregullat e karantinës, duke e bartur virusin nga Topanica e Kamenicës ne Gjilan.
Pavarësisht thirrjeve të të gjitha institucioneve të vendit për kujdes maksimal dhe paralajmërimeve për dënimet e ashpra, duket se për dikë edhe nuk vlejnë këto.
Dënimet për atë që nuk i përmbahet rregullave kundër përhapjes së Covid-19, janë të ashpra.
Fillojnë me gjobën nga 600 deri në 2 mijë euro për personave fizikë, ndërkaq deri në 8 mijë euro për persona juridikë.
Kësaj i shtohet edhe ngarkesa penale dhe në bazë të ligjit për sëmundjet infektive, dënimi mund të shkojë deri në 2 vjet burgim efektiv./Mediafokus.info/
